Trepça ’89 nga Mitrovica, po përgatitet maksimalisht për edicionin e ri në elitën e futbollit të Kosovës.
Mitrovicasit janë rikthyer në shoqërinë e më të mirëve dhe synojnë rezultatet sa më mira.
“Minatorët” dalin me një komunikatë, duke i falënderuar të gjithë ata që po e përkrahin klubin, veçmas presidentin e klubit Abedin Zekën.
“Falënderim për përkrahje! Kur vlerësohesh nga Qytetari e Sportëdashësit atëherë është motiv shtesë për të vazhduar me realizimin e projekteve.
Ne si Kryesie besojmë dhe shpresojmë shume në Kontributin e pashoq të Familjes Zeka e sidomos te Presidentit Aktual z. Abedin Zekes BEKIT se siç ka kontribuar për me shumë se tri dekada ne KF Trepçën ’89 do të vazhdoj së kontribuari.
Vlen të cekën të arriturat e Klubit gjatë kësaj periudhe Fitues i Kupës, Fitues i Superkupës. Shpallja Kampion e përfaqësimi i parë në Arenën Ndërkombëtare në cilësinë e Klubeve pas pranimit të FFK-së në Instancat me të larta të Futbollit ndërkombëtar UEFA dhe FIFA.
Edhe kur Klubi garoj në rang me të ulët të garave Presidenti Zeka qëndroi pranë dhe investoi njëjtë sikur me parë por gjithnjë duke Ju falënderuar edhe atyre Sponzorëve të cilët u treguan të gatshëm për Kontributin e tyre në KF Trepçën ’89.
Tek Presidenti Zeka prioritet është edhe Investimi të gjenerata e reja ku shkollat tona të futbollit njihen si me të organizuara në Kosovë, fal edhe punës së palodhshme të gjithë atyre që janë të angazhuar në këtë drejtim.
Edhe pak dite kanë mbet deri në fillim të Kampionatit dhe si gjithnjë Presidenti z. Zeka modest sa i përket prurjeve të reja në klub por edhe gjatë këtij stinori Ju Qytetar dhe Futbolldashës mitrovicas do të keni kënaqesinë që të shijoni ndeshjet që do t’i shfaqë ekipi.
Edhe njëherë të gjithe Ju që në mënyra të ndryshme përkrahni KF Trepçën ’89 dhe e vlerësoni punën e palodhshme të Presidentit Zeka si për neve si kryesi si për Presidentin BEKIN do të jenë motiv shtesë për punë”, shkruan kryesia e KF Trepçës ’89.