Për herë të parë në Shqipëri termin politik “Trekëndëshi i Bermudës”e përdori ish Kryetrari i Partisë Demokratike , reformatori demokrat dhe proamerikani z. Lulzim Basha, ku me të identifikohen treshja politike e së keqes , Berisha-Rama-Meta.
Së pari te tre keta, diku haptazi e diku fshehurazi dhe me hipokrizira vepronin në një aleancë korruptive , të papërgjegjshme dhe me lidhje të shumfishta, bënë të gjitha përpjekjet dhe konsumuan të gjitha mundësitë dhe burimet politike, korruptive, mediatike e qeverisëse me qëllim që të pamundësonin fitoren e Partisë Demokratike; bënë gjithcka cfarë mundën që Lulzim Basha të mos fitonte zgjedhjet e që ai të mos bëhej kryeministër i Shqipërisë.
Peshën kryesore të këtij komploti e organizoi dhe e mbajti Sali Berisha, ishkryeministri dhe ishkryetari i Partisë Demokratike i cili u shpall “non grata” nga SHBA.
Nëse Berisha po të mos ishte përfshirë në listën e deputetëve të Partisë Demokratike, PD do kishte fituar zgjedhjet pavarësisht manipulimeve të Ramës, dhe Basha sot do të kishte qenë Kryeministër.
Mirëpo dikush thotë se pse nuk e bëri këtë në kohë Basha.
Basha nuk e bëri këtë sepse e kishte shumë të vështirë një ndërmarrje të një vendimi të tillë, sepse kjo nuk do të kuptohej ose do të keqkuptohej dhe nuk do të kishin qenë dakord me këtë deputetët dhe as strukturat e PD-së derisa kur SHBA e shpallën Berishën “non grata”, atëhere Basha e përjashtoi Berishën me të drejtë nga grupi parlamentar.
Po të mos kishte filluar reaksioni foltorist antiBasha, me siguri që do të kishte pasur zgjedhje të parakohshme parlamentare në Shqipëri pas blerjes së votës që i bëri qeveria e Ramës me 25 Prill 2021.
Lulzim Basha pati meritën e madhe pasi ai filloi pastrimin , hapjen dhe ringritjen e Partisë Demokratike; filloi Veting-un brënda PD-së, filloi dhe kërkonte me vendosmëri dekriminalizimin e politikës, luftën kundër korrupsionit dhe daljen e Shqipërisë nga tranzicioni.
Në këtë ndërmarrje jetike të Bashës, Basha kishte mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve.
Mirëpo ky fakt nuk i pelqente elitës së vjeter politike të Partisë Demokratike të kryesuar nga Berisha me ishpresidentin Nishani, ishkryetaren e Parlamentit Topalli dhe as deputetëve, ishministrave dhe përfituesve të tjerë të PD-së kur kishte qeverisur Berisha.
Dhe jo vetëm këtyre por Basha Kryeministër nuk u pëlqente as Kryeministrit Edi Rama dhe as Presidentit Ilir Meta, pra nuk i pëlqente Trekëndëshit të Bermudës, B-R-M dhe as grupit të non gratave, të cilët organizuan një komplot kundër Bashës edhe në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit 2022, me qëllim që të humbiste Basha dhe PD , e që më pastaj ta largonin Bashën si kryetar të PD-së, pasi ata dhe elita politike e vjetër shqiptare e konsideronin politikanin Basha si potent, si superior dhe si kërcënim, edhe për faktin se Basha kishte edhe mbështetjen e fortë të SHBA-ve. Sa më shumë kalojnë ditët, e vërteta vetëm sa po del gjithnjë e më shumë.