tregtia online lulezoi nga pandemia 1 ne 5 shqiptare bejne blerje 620002e43a686

​Tregtia online lulëzoi nga pandemia, 1 në 5 shqiptarë bëjnë blerje

February 6, 2022
1 minut lexim

Shqiptarët po e përdorin gjithmonë e më shumë internetin, ndërsa pandemia i shtyu ata të provojnë edhe blerjet online.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se për vitin 2021, mbi 1 në 5 persona, apo 21.4% e popullsisë 16-74 vjeç bëri blerje përmes platformave në internet apo rrjeteve sociale. Kjo shënon një rritje të lehtës kundrejt 2020-ës dhe dyfishim të tregtisë online krahasuar me nivelet para pandemi.

Shqiptarët shpenzojnë kryesisht për veshje, këpucë dhe aksesorë, por edhe për produkte të tjera si ushqimet në supermarkete apo produkte të tjera shtëpiake.

Lulëzimi i tregtisë online shoqërohet edhe me problematikën e informalitetit të lartë. Pasi shumë faqe që ofrojnë produkte janë tërësisht informale, të paregjistruara dhe pa një adresë, çka përbën rrezik për konsumatorët.

E-commerce mbetet industria me potencialin më të lartë në Shqipëri. Kjo për faktin se ka qenë shumë pak e zhvilluar dhe shqiptarët kanë qenë tradicionale në blerjet e tyre, duke preferuar dyqanet fizike. 

Sipas INSTAT, vitin e shkuar vetëm 13.3% e ndërmarrjeve realizuan shitje përmes faqes së internetit, rrjeteve sociale apo aplikacioneve të dedikuara.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

spektakel ne camp nou barcelona e papermbajtshme kunder atletico madridit 620002e226ff2
Story i mëparshëm

Spektakël në ‘Camp Nou’, Barcelona e papërmbajtshme kundër Atletico Madridit 

sot 25 viktima dhe 1 045 raste te reja me covid 19 ne maqedoni 62000404f2991
Story i radhës

Sot 25 viktima dhe 1.045 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Të fundit nga

Jamal Roberts fiton “American Idol 2025”

Pas disa javësh performancash të paharrueshme dhe kulmesh emocionale, “American Idol” ka shpallur fituesin. Jamal Roberts nga Meridian, Misisipi, mori titullin gjatë finales së sezonit të 23-të më 18 maj. Njoftimi erdhi
ShkoLartë