Sot 25 viktima dhe 1.045 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 4.695 teste, ndërsa janë regjistruar 1.045 raste të reja me COVID-19.

Nga numri total i rasteve të reja (1.045), janë regjistruar 132 riinfektime.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 2.418 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Në 24 orët e kaluara janë konfirmuar 25 viktima nga coronavirusi. 11 të vdekur nga Shkupi (67, 74, 74, 76, 77, 77, 77, 77, 80, 83 dhe 85), 3 të vdekur nga Prilepi (71, 78 dhe 86), 2 të vdekur nga Tetova (57 dhe 76) dhe Shtipi (65 dhe 79) dhe nga një i vdekur nga Kratova (81), Krusheva (82), Negotin (85), Ohri (86), Resnja (64), Kumanova (76) dhe Struga (69).

Sipas regjistrit të personave të vdekur me diagnozë të COVID-19 nga “Termini Im”, janë raportuar edhe 4 persona të vdekur, Shkupi (2), Sveti Nikolla (1) dhe Strumicë (1). Të vdekurit janë të moshës 64 deri në 82 vjeç.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 278.182, numri i të shëruarve është 257.280, numri i të vdekurve është 8.578, ndërsa numri i rasteve aktive është 12.324.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Tregtia online lulëzoi nga pandemia, 1 në 5 shqiptarë bëjnë blerje

Story i radhës

Регистрирани 1.045 новозаболени од ковид- починаа 25 лица

Të fundit nga