tre vatra zjarri ne gramsh zjarrfikesit perballen me flaket ne terren te veshtire 6a7653506539d

Tre vatra zjarri në Gramsh, zjarrfikësit përballen me flakët në terren të vështirë

August 7, 2026
1 minut lexim

Tre vatra zjarri janë regjistruar gjatë ditës në zona të ndryshme të bashkisë së Gramshit, duke angazhuar për disa orë shërbimin zjarrfikës në terrene të vështira malore.

Ndërhyrja e parë u zhvillua në Janç Mal, në kufi me qarkun e Beratit, ku forcat zjarrfikëse të Gramshit punuan në bashkëpunim me kolegët e Beratit për neutralizimin e flakëve.

Ndërkohë, një vatër tjetër u raportua në zonën e Grabovës, mbi Moçale, në drejtim të Varrit të Plakës, pranë kufirit me Pogradecin. Operacioni u vështirësua nga terreni i thyer dhe lartësia prej rreth 2 mijë metrash mbi nivelin e detit.

Njëkohësisht, flakët përfshinë edhe zonën e Vidhanit, përballë Kërpicës, duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të ekipeve zjarrfikëse.

Sipas Shërbimit Zjarrfikës të Gramshit, të tre vatrat u vunë nën kontroll pas disa orësh pune intensive dhe nuk raportohen rreziqe të mëtejshme.

Pas përfundimit të operacioneve, zjarrfikësit u kanë bërë thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo rast të zjarrvënies së qëllimshme apo pakujdesisë që mund të shkaktojë zjarre dhe të rrezikojë pyjet, pronat dhe jetën e njerëzve.

“Ne do të jemi gjithmonë në vijën e parë për t’i shuar flakët. Ju na ndihmoni që ato të mos ndizen,” apelon Shërbimi Zjarrfikës.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

krasniqi reagon ashper ndaj opozites u kane ardhur ne ndihme shoket e radoiciqit 6a7652f75cc8f
Lajmi i mëparshëm

​Krasniqi reagon ashpër ndaj opozitës: U kanë ardhur në ndihmë “shokët e Radoiçiqit”

perparime ne bisedimet mes omanit dhe iranit shba pret se shpejti nje marreveshje per lundrimin ne hormuz 6a7653c3c296b
Lajmi i radhës

Përparime në bisedimet mes Omanit dhe Iranit, SHBA pret së shpejti një marrëveshje për lundrimin në Hormuz

Të fundit nga

Pa marrëveshje për president

Përfundimi i një marrëveshjeje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës po shihet si një nga çështjet më të rëndësishme për zhbllokimin institucional të vendit. Pas takimit të fundit mes kryetarit
ShkoLartë