perparime ne bisedimet mes omanit dhe iranit shba pret se shpejti nje marreveshje per lundrimin ne hormuz 6a7653c3c296b

Përparime në bisedimet mes Omanit dhe Iranit, SHBA pret së shpejti një marrëveshje për lundrimin në Hormuz

August 7, 2026
1 minut lexim

Shtetet e Bashkuara presin që së shpejti të arrihet një marrëveshje për rivendosjen e lundrimit të papenguar në Ngushticën e Hormuzit, ndërsa bisedimet mes Omanit dhe Iranit po shënojnë përparim, ka bërë të ditur një zyrtar amerikan për Reuters.

Sipas burimit, menjëherë pas njoftimit të një marrëveshjeje për garantimin e qarkullimit të lirë të anijeve tregtare, Uashingtoni do të heqë bllokadën detare ndaj porteve iraniane.

“Ka përparim mes Omanit dhe Iranit në lidhje me Ngushticën e Hormuzit dhe ne presim një marrëveshje së shpejti”, tha zyrtari amerikan.

Ai theksoi se çdo veprim i SHBA-së do të mbetet i kushtëzuar nga respektimi i angazhimeve të Iranit.

“Si gjithmonë, veprimet e SHBA-së do të vazhdojnë të lidhen me zbatimin e angazhimeve të Iranit”, shtoi ai.

Ngushtica e Hormuzit është një nga rrugët detare më strategjike në botë për transportin e naftës dhe gazit, ndërsa çdo marrëveshje për garantimin e lundrimit të sigurt në këtë zonë pritet të ketë ndikim të rëndësishëm në tregjet globale të energjisë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tre vatra zjarri ne gramsh zjarrfikesit perballen me flaket ne terren te veshtire 6a7653506539d
Lajmi i mëparshëm

Tre vatra zjarri në Gramsh, zjarrfikësit përballen me flakët në terren të vështirë

jo vetem ne shqiperi koncerti i kanye west behet problem edhe per ligen e kampioneve 6a76547c86f87
Lajmi i radhës

Jo vetëm në Shqipëri! Koncerti i Kanye West bëhet problem edhe për Ligën e Kampioneve

Të fundit nga

ShkoLartë