Koncertet e Kanye West duket se po bëhen problem në çdo vend. Në Shqipëri krijoi polemika pa fund me vendimin e qeverisë për t’i dhënë 4,2 milionë euro këngëtarit për të zhvilluar koncertin në vendin tonë. Në Kazakistan, ndoshta po u heq mundësinë që të shohin një skuadër të tyren në këtë vit në Champions.
Kairat Almati do të luajë të martën ndeshjen e kthimit të turit të tretë kualifikues ndaj Levski Sofjes në Ligën e Kampioneve. Pasi ka humbur 1-0 ndeshjen e parë në Bullgari, do të tentojë të kthejë sfidën në Kazakistan e të shkojë në play-off. Por Kanye West e detyron që të mos luajë në fushën e vet.
Në stadiumin e Kairat Almati do të zhvillohet një koncert i këtij këngëtari më datë 14 gusht dhe meqë aty duhet ndërtuar globi i madh i detyrueshëm dhe ndriccmi për skenën, stadiumi do të jetë i bllokuar gjithë javën. Vendimi për të zhvilluar koncertin është bërë pa kërkuar mendimin e Kairat Almati dhe pa marrë parasysh se kjo skuadër mund të kualifikohet në Champions.
Kësisoj, Kairati do të detyrohet të luajë në “Turkistan Arena”, rreth 800 kilometra larg Almatit, pa mbështetjen e tifozëve të vet.
Burimi: botasot.info


