krasniqi reagon ashper ndaj opozites u kane ardhur ne ndihme shoket e radoiciqit 6a7652f75cc8f

​Krasniqi reagon ashpër ndaj opozitës: U kanë ardhur në ndihmë “shokët e Radoiçiqit”

August 7, 2026
1 minut lexim

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Alban Krasniqi, ka adresuar kritika dhe akuza ndaj opozitës përmes dy postimeve të ndara në Facebook, duke e cilësuar atë “antishtet” dhe duke pretenduar se opozitës në ndihmë i kanë ardhur “shokët e Radoiçiqit”.

Krasniqi, i cili është edhe bashkëshorti i ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, në postimin e fundit, rreth orës 22 ka thënë se opozitës i kanë “rënë maskat”.

Opozita antishtet në aksion. U paskan ardhur në ndihmë shokët e Radoiçiqit. Ranë maskat për të satën herë”, ka shkruar Krasniqi, duke e shoqëruar këtë postim me një fotolajm të një mediumi vendas se në Kuvendin e Kosovës, këtë mbrëmje (të premten) kanë ardhur edhe përfaqësuesit e Listës Serbe,

Ai nuk ka dhënë sqarime të tjera në postimin e tij se kujt i referohet konkretisht me formulimin “shokët e Radoiçiqit”.

Në një shkrim tjetër të mëhershëm, rreth orës 21, Krasniqi po ashtu ka kritikuar opozitën duke pretenduar se ajo nuk arrin t’i bindë as mbështetësit e saj.

Oj opozitë e mjerë. Kështu lëre më që nuk i bindni qytetarët, por as militantët tuaj, mbase as vetën tuaj”, ka shkruar Krasniqi.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sindikata e gazetareve qeveria po kufizon transparencen dhe qasjen ne informacionet publike 6a763c4d051ef
Lajmi i mëparshëm

Sindikata e Gazetarëve: Qeveria po kufizon transparencën dhe qasjen në informacionet publike

tre vatra zjarri ne gramsh zjarrfikesit perballen me flaket ne terren te veshtire 6a7653506539d
Lajmi i radhës

Tre vatra zjarri në Gramsh, zjarrfikësit përballen me flakët në terren të vështirë

Të fundit nga

Pa marrëveshje për president

Përfundimi i një marrëveshjeje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës po shihet si një nga çështjet më të rëndësishme për zhbllokimin institucional të vendit. Pas takimit të fundit mes kryetarit
ShkoLartë