Tre persona thuhet se u përfshinë në shpërthimin e së dielës, prej të cilëve një grua dhe dy burra

November 13, 2022
1 minut lexim

Al Jazeera raporton se tre të dyshuar thuhet se u përfshin në shpërthimin e së dielës në Stamboll, prej të cilëve, një grua dhe dy burra

Presidenti Recep Tayyip Erdogan “përmendi se i dyshuari kryesor (në incident) është një femër”, thotë gazetarja e Al Jazeera-s, Sinem Koseoglu, e cila raportoi nga rruga Istiklal afër sheshit Taksim ku ndodhi shpërthimi.

Koseoglu shtoi se zyrtarët besojnë se ajo është anëtare e Partisë – së jashtëligjshme – të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

Sipas saj e dyshuara thuhet se lëshoi një çantë me eksplozivë në mes të rrugës të mbushur me civilë, dhe shpërtheu disa minuta pasi ajo u largua.

“Nga burimet e mia mësova se dy të dyshuarit e tjerë janë dy djem shumë të rinj që kanë lindur pas vitit 2000”, u shpreh Koseoglu.
Ndryshe, nga sulmi i së dielës në sheshin Taksim të Stambollit kanë mbetur të vdekur gjashtë persona dhe 81 të tjerë janë lënduar.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tensionet në veri, Qasja, afektimi, pasojat…!

Story i radhës

Zejtarët në hall me zanatin, kërkojnë që shteti t`u ndihmojë

Të fundit nga

Ky është kancelari i ri i Austrisë

Ministri i Jashtëm, Alexander Schallenberg, bëhet kancelar i përkohshëm për herë të dytë. Ai kishte marrë qeverinë për 57 ditë në 2021. Schallenberg po merr sërish pushtetin në një situatë jashtëzakonisht të
ShkoLartë