trazirat e dhunshme ne nepal kryeministri jep doreheqjen pas protestave te pergjakshme 68c085256298c

Trazirat e dhunshme në Nepal, kryeministri jep dorëheqjen pas protestave të përgjakshme

September 9, 2025
1 minut lexim

Protestat kundër korrupsionit, që kanë vazhduar për të dytën ditë radhazi, përshkallëzuan tensionet në kryeqytetin e Nepalit, Katmandu, ku ndërtesat qeveritare u përfshinë nga flakët.

Trazirat nisën pas ndalimit të mediave sociale, që më pas u anulua nga qeveria, por që tani janë kthyer në një lëvizje të gjerë kundër korrupsionit dhe keqmenaxhimit qeveritar.

Sipas raporteve, të paktën 22 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në përplasjet me policinë dhe forcat e sigurisë.

Në këtë situatë të tensionuar, kryeministri i Nepalit, KP Sharma Oli, njoftoi dorëheqjen nga posti i tij, ndërsa ushtria garanton përkushtimin për të rikthyer kontrollin e situatës.

Megjithatë, ende nuk dihet se kush do të marrë drejtimin e qeverisë dhe si do të zhvillohen ngjarjet në ditët në vazhdim.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vijne reagimet pasi macron emeroi lecornu si kryeminister te ri 68c083753c3f4
Lajmi i mëparshëm

Vijnë reagimet pasi Macron emëroi Lecornu si kryeministër të ri

9c7c71b2 5313 4e17 b5f7 085b4771eaa3
Lajmi i radhës

Mexhiti: Unë e lë qeverinë për Çairin! Era e fitores u ndje sonte në Çair (VIDEO)

Të fundit nga

ShkoLartë