transporti kerkon subvencion pasi nafta shkoi 214 leke liter shoqata i ben kerkese qeverise per vijimin e skemes se kompensimit 6a6e15f029d27

Transporti kërkon subvencion pasi nafta shkoi 214 lekë/litër, shoqata i bën kërkesë qeverisë për vijimin e skemës së kompensimit

August 1, 2026
1 minut lexim

Rritja e çmimit të naftës në 214 lekë për litër po shton vështirësitë për operatorët e transportit publik.

Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban i është drejtuar qeverisë me një tjetër kërkesë qeverisë për vijimin e skemës së kompensimit edhe për muajt qershor, korrik dhe gusht, duke argumentuar se kostot e larta të karburantit po rëndojnë ndjeshëm aktivitetin e sektorit.

“Rritja e vazhdueshme e çmimit të karburantit, e cila aktualisht ka arritur nivelet më të larta të vitit, ka rënduar ndjeshëm kostot operative të sektorit. Duke patur parasysh konsumin e lartë të karburantit nga mjetet e transportit pubik, kjo situatë ka krijuar një barrë financiare të papërballueshme për operatorët, duke vënë në rrezik vazhdimësinë normale të aktivitetit dhe përmbushjen e detyrimeve kontraktore.”

Kërkesa vjen në kulmin e sezonit turistik, kur fluksi i pasagjerëve është rritur, por sipas operatorëve kjo nuk mjafton për të përballuar kostot e shtuara të karburantit.

Më herët, pas rritjes së çmimit të naftës si pasojë e tensioneve në Lindjen e Mesme, qeveria miratoi një fond prej 250 milionë lekësh për kompensimin me 50 lekë për litër të konsumit të karburantit për periudhën mars-maj.

Megjithatë operatorët thonë se një pjesë e tyre ende nuk kanë marrë pagesat e parashikuara ndërsa kërkojnë që procedurat e rimbursimit të thjeshtohen dhe të përshpejtohen. Në kërkesën drejtuar institucioneve, shoqata thekson se mbështetja është e domosdoshme për të garantuar vijimësinë e shërbimit të transportit publik.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

halil geci albini po ia tregon vuciqit se kujt i takon ujmani 6a6e1573b3eb1
Lajmi i mëparshëm

Halil Geci: Albini po ia tregon Vuçiqit se kujt i takon Ujmani

te pakten 67 viktima ne ceuta spanja kritikon reagimin e be se 6a6e168585d30
Lajmi i radhës

Të paktën 67 viktima në Ceuta, Spanja kritikon reagimin e BE-së

Të fundit nga

ShkoLartë