halil geci albini po ia tregon vuciqit se kujt i takon ujmani 6a6e1573b3eb1

Halil Geci: Albini po ia tregon Vuçiqit se kujt i takon Ujmani

August 1, 2026
1 minut lexim

Veprimtari Halil Geci ka reaguar pas nisjes së rrënimit të ndërtimeve pa leje në zonën e Ujmanit, duke theksuar se ky veprim dëshmon se Ujmani është nën juridiksionin e Republikës së Kosovës

Në një postim në Facebook, Geci iu përgjigj deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiq për Ujmanin, ndërsa përshëndeti aksionin e institucioneve të Kosovës për rrënimin e 11 objekteve pa leje, përfshirë edhe vila që, sipas autoriteteve, i përkasin zyrtarëve të Listës Serbe.

Postimi i plotë:

VUÇO, KOSOVA KA ZOT SHTËPIE!

Vuçiçi deklaronte: “Ujmanin nuk e japim, ai është i Serbisë.” Sot, institucionet e Republikës së Kosovës po dëshmojnë se Ujmani është nën sundimin e ligjit të Kosovës. Ka nisur rrënimi i ndërtimeve pa leje, pa dallim se kujt i përkasin.

Prit, Vuço! Hashimi ta jep Ujmanin, por Albini po ta tregon laramanin. E di që opozita dhe Edi Rama dhe djathtistat e kakes janë hidhëruar, por mos u mërzitni, edhe ai hidhërim do t’ju kalojë.

Ka nisur rrënimi i 11 vilave në Ujman; mes tyre edhe vilat e nënkryetarit të Listës Serbe, Ivan Zaporozhac.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kur ska suksese tjera edhe ndaja e banesave sociale mund te paraqitet si sukses 6a6dfef4ba9e1
Lajmi i mëparshëm

Kur s’ka suksese tjera, edhe ndaja e banesave sociale mund të paraqitet si sukses!?

transporti kerkon subvencion pasi nafta shkoi 214 leke liter shoqata i ben kerkese qeverise per vijimin e skemes se kompensimit 6a6e15f029d27
Lajmi i radhës

Transporti kërkon subvencion pasi nafta shkoi 214 lekë/litër, shoqata i bën kërkesë qeverisë për vijimin e skemës së kompensimit

Të fundit nga

ShkoLartë