Transferohet te skuadra e njohur greke?
Ish-sulmuesi i Mançester Junajtedit, Entoni Marsial do të vijojë karrierë te skuadra greke e AEK-ut të Athinës, ku do të jetë shok skuadre me Tomas Strakoshën.
Sipas gazetarit Mateo Moreto, Marsiali është pajtuar verbalisht që të transferohet në Greqi, duke i dhënë kështu prioritet qëndrimit në Europë.
Me afrimin e sulmuesit francez, duket se AEK-u do të jetë një ndër skuadrat pretendente këtë sezon për të fituar titullin në Greqi.
Burimi: botasot.info