komuna e prizrenit dhe azhr jug pajtohen per zbatimin e politikave te zhvillimit rajonal 678f8f8ab9d2a

Komuna e Prizrenit dhe AZhR Jug pajtohen për zbatimin e politikave të zhvillimit rajonal

January 21, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, të martën ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me Agjencinë për Zhvillim Rajonal Jug (AZhR Jug).

Sipas njoftimit të Komunës së Prizrenit, qëllimi i këtij memorandumi është zbatimi i politikave të zhvillimit rajonal.

Në këtë kuadër parashihet që AZhR Jug në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit “të hartoj, dizajnoj dhe zbatoj projektin ERPK, skemën e granteve për biznese, sidomos të bizneseve me pronare gra, duke rritur kështu prodhimin dhe përpunimin, me ç‘rast do të krijohen vende të reja të punës në Komunën e Prizrenit”.

Gjithashtu sipas njoftimit memorandumi në fjalë “ka qëllim rritjen e kapaciteteve njerëzore lokale përmes projekteve të financuara nga burimet e brendshme dhe të jashtme”.

AZhR Jug angazhohet për të kontribuuar në zhvillimin ekonomik të rajonit jugor të Kosovës. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

berat gjimshiti pritet titullar ne champions 678f8b4758239
Story i mëparshëm

Berat Gjimshiti pritet titullar në Champions

sara dhe stresi debatojne per barazine gjinore 678f907da5a3e
Story i radhës

Sara dhe Stresi debatojnë për barazinë gjinore

Të fundit nga

ShkoLartë