vlen ate qe se ka bere bdi per 20 vjet po e bejme ne brenda vitit te pare te qeverisjes 678f9569068d4

VLEN: Atë që se ka bërë BDI për 20 vjet, po e bëjmë ne brenda vitit të parë të qeverisjes

January 21, 2025
1 minut lexim

Shkup, 21 janar – Koalicioni VLEN çështjet kyçe për shqiptarët po arrin t’i bëjë brenda vitit të parë të qeverisjes. Sot ligji për mbrojtjen e fëmijëve për herë ty dytë do të jetë para deputetëve. VLEN arriti që nga tani e tutje, t’ua mundësoj kandidatëve shqiptarë për kujdestarë të fëmijëve t’i nënshtrohen provimit në gjuhën shqipe dhe licencat t’i kenë edhe në gjuhën shqipe.

Për 20 vjet kandidatët për kujdestar dhe licencat e tyre kanë qenë vetëm në gjuhën maqedonase. BDI për më shumë se dy dekada nuk mundi t’i zgjidh problematikat e shqiptarëve dhe ta dërgojë në fund zbatimin e gjuhës shqipe. Pasi derti i tyre nuk ishte Gjuha Shqipe, por kazino, Soravia dhe bizneset personale.

Me VLEN-in në qeveri ka kaluar koha kur ligjet për shqiptarët bëheshin vetëm sa për sy e faqe. Me VLEN brenda qeverisë garantohen të drejtat e shqiptarëve, avancimi i gjuhës shqipe dhe implementimi i ligjeve që garantojnë të drejta të barabarta mes të gjithë popujve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut.

VLEN, një nga një, po zgjidh problemet që për dekada shqiptarët i kanë pritur. Tani, kujdestaret e fëmijëve do të mund të marrin licenca në gjuhën shqipe. Përmes këtij ligji ne sigurojmë edhe një herë që gjuha shqipe nuk është e rrezikuar në asnjë moment, ndërsa garanci për këtë јеmi ne.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

ahmeti uron trumpin shba te aleati yne me i rendesishem 678f94b276a9a
Story i mëparshëm

Ahmeti uron Trumpin: SHBA-të, aleati ynë më i rëndësishëm

14 vite nga trazirat e 21 janarit berisha kam kerkuar hetim nderkombetar qe ate nate 678f9a17771dd
Story i radhës

14 vite nga trazirat e 21 Janarit, Berisha: Kam kërkuar hetim ndërkombëtar që atë natë

Të fundit nga

ShkoLartë