Trajtimi me Katër Përbërës të Thjeshtë për Rigjenerimin e Flokëve

July 11, 2023
min lexim

Flokët janë një ndër pjesët më të dukshme të trupit.

Të pasura me keratinë ato kanë një rol shumë të rëndësishëm, kryesisht në pamjen e jashtme të njeriut.

Në shumë raste ato dëmtohen nga ndërhyrjet e jashtme si përdorimi i tharëses së flokëve, pjastrës apo kimikateve të bojrave.

Ndër kurat më efikase për flokë sa më të shëndetshëm dhe të butë rendisim ato me bazë bimore dhe natyrale.

Prandaj në këtë shkrim AgroWeb.org ju tregon një mënyrë shumë të sigurtë për rigjenerimin e tyre.

Trajtimi më poshtë do të përmbledhë disa nga përbërësit më të fuqishëm për nga vlerat si kurë për flokët tuaj.

Një nga përbërësit më të mirë për t’i dhënë shkëlqim atyre është edhe fruti i bananes.

Banania ndihmon në rigjenerimin e flokëve të ashpër dhe pa jetë, lufton zbokthin dhe majat dyshe.

Ky frut shumë i gjendëshëm kudo, do t’ju dhurojë flokë të butë, të shëndetëshëm dhe plot shkëlqim.

Më poshtë do të gjeni maskën e mrekullueshme me banane dhe vezë që do t’ju rikthejë flokët tuaj të mëparshëm.

Përbërësit

  • 1 banane ose gjysmë
  • 1 vezë
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle mjaltë

Përgatitja

AgroWeb.org ju këshillon të pastroni një banane nga lëkura dhe ta prisni në copa të vogla.

Vendoseni atë në mikser duke shtuar vezën, vajin e ullirit dhe mjaltin.

Sigurohuni t’a përzieni mirë këtë masë derisa copat e bananes të jenë shkrirë plotësisht.

Maska është gati kur të shihni që keni përfituar një krem të trrashë dhe kompakt me të gjithë përbërësit.

Në mungesë të rrahësit elektrik këtë proçes mund t’a bëni dhe me dorë vetëm kini parasysh që masa të jetë në formën e një kremi.

Ky hap është shumë i rëndësishëm pasi nëse bananiaa mbetet në copa, ato të të ngelen në flokët tuaj edhe pas larjes.

Aplikojeni në të gjithë gjatësinë e flokëve dhe mbajeni në kokë për 30 minuta.

Më pas mund shpëlani kokën dhe vazhdoni me larjen e tyre si zakonisht.

Mund t’a aplikoni këtë maskë një herë në javë ose dy herë për të pasur flokë të shkëlqyeshëm dhe plot shëndet./AgroWeb.org

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Samiti i NATO-s, Begaj: Moment vendimtar për sigurinë e rajonit Euro-Atlantik

Story i radhës

AGK-ja dënon gjuhën e Drejtorit të Financave të Telekomit, Feim Kelmendi ndaj gazetarëve të Front Online

Të fundit nga

ShkoLartë