Trajneri i famshëm kroat, e pyet papritur për flokë Ajet Shoshollin! Kështu i përgjigjet…

1 minut lexim

Para 37 viteve (1985) së bashku drejtonin klubin e futbollit Prishtina të gjeneratës së artë në ligën e parë ish jugosllave, trajneri i famshëm kroat Mirosllav Çiro Bllazheviq dhe Ajet Shosholli.

Shosholli sot komunikoi në telefon me Bllazheviqin, për të mësuar rreth gjendjes së tij shëndetësore, pasi tani e një kohë vuan nga sëmundja e rëndë!

Bllazheviqi si gjithmonë shquhet me batuta dhe aspak nuk i përton këtyre punëve.

Image

Mirosllav Çiro Bllazheviq dhe Ajet Shosholli

Paksa e zuri si në befasi Shoshollin! 

Gjatë bisedës telefonike, Blazheviqi  pa nja pa dy e pyet Shoshollin: “Ajet,  edhe ty të paskan ra flokët a, të paskan ra a…”. 

Shosholli qeshet dhe ia kthen me të parën: “Po bre Çiro, vjetët e bëjnë të veten, nuk jemi të ri”.

Bllazheviqi qeshet me batutën e tij, duke i thënë: “Kujtime të mira kam shumë nga Kosova!”. Vazhdon komunikimi disaminutësh mes tyre.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Aksident në Vlorë/ Makina humb kontrollin, përplaset me pompën e benzinatos së karburantit

Story i radhës

A do të ndikojë në idenë e një kryeministri shqiptar, propozimi për shfuqizimin e qeverisë teknike? Përgjigjet Grubi

Të fundit nga