Trajanovski: Gruevski nuk më ka thënë se ka parcela në Vodno

February 14, 2022
1 minut lexim

Ish-kryetari i qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, nuk i duket i njohur vendi i quajtur “Sherbetnica” në Vodno. Trajanovski sot në cilësinë e dëshmitarit u dëgjua për rastin “Parcelat në Vodno”, ku theksoi se Nikolla Gruevski nuk ka kërkuar nga ai apo nga ndonjë person tjetër urbanizimin e parcelave në Vodno.

“Nuk më ka thënë se ka parcela në Vodno. Nuk më ka thënë se në rrugën “Bihaçka” ka banesa”, tha Trajanovski.

Prokurorja Lile Stefanova, dëshmitari Trajanovski, u pyet nëse ai ishte dëgjuar më parë në Prokurorinë Publike Shkup si i pandehur për GUP-in e miratuar. Mbrojtja e të pandehurit ka reaguar ndaj pyetjes së parashtruar me shpjegimin se në këtë mënyrë prokuroria kërkon të trembë dëshmitarin.

Lëndën “Parcelat në Vodno” e udhëheq gjyqtari Ilija Trpkov, ndërsa përfaqësuese e prokurorisë është prokurorja Lile Stefanova.

Sipas aktakuzës, ish-kryeministri Gruevski akuzohet për “larje parash dhe përvetësim dhe fshehje të paligjshme të pasurisë”, ndërsa kumbari i tij Risto Novaçevski, biznesmenët Nenad Josifoviq, Jordan Orce Kamçev dhe Ratka Kunovska Kamçeva akuzohen për “Pastrim parash”.

Mijallkov, i cili është kushëriri i parë i Gruevskit, akuzohet për “ndihmë në krimin e pastrimit të parave dhe të ardhura të tjera të krimit”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bastisje në Shkup, arrestohet shpërndarësi i lëndëve narkotike

Story i radhës

Arsenal synon blerjen e Coutinhos

Të fundit nga

ShkoLartë