Trajanov: T’u përfundohet mandati të gjithë gjykatësve dhe të bëhet revizion për punën e tyre!

December 20, 2022
1 minut lexim

Shkup, 20 dhjetor – Pavle Trajanov, deputet dhe kryetar i LD-së, në seancën e sotme në Kuvend, duke folur për komponentën zhvillimore dhe reformuese të buxhetit, mes tjerash tha se nuk mund të njihen projektet zhvillimore të buxhetit sepse me të njejtin parashihet mbi 7% inflacion, deficit prej mbi 4% dhe pa staregji për investime kapitale, kontrollimin dhe menaxhimin e tyre, informon Zhurnal.

 

“Nuk mund t’i njohim reofmrat në administratën publike e cila po bëhet gjithnjë më joefikase dhe pak e paguar. Mund të fillohet me reformat me heqjen e tërësishme të 32 vendeve të drejtorëve për punë ekonomike në hapin klinik.

Me ndryshimet në politikat fiskale, nuk ka mekanizma për uljen e ekonomisë gri, e as paralajmërim për vendosjen e një sistemi efikas për luftë kundër korrupsionit, veçanërisht të parandalohet vjedhja e madhe e mjeteve nga buxheti i komunave dhe shtetit, përmes furnizimeve të manipuluara apo si të departizohen institucionet.

Qeverisja e së drejtës duhet të jetë prioritet i Qeverisë, e kjo nuk është! Nëse kemi sistem jokredibil gjyqësor, i cili është tërësisht i kontrolluar nga partitë politike, qeveria, atëherë nuk do të surprizohen ministrat, apo të dëshpëruar nga vendimet e fundit gjyqësore për rastet “Thesari” dhe “Target Fortesa”, por do të propozojnë dhe ndërmarin zgjidhje konkrete”, thotë Trajanov.

Ai propozon që qeveria të përgatitë ligje të cilat gjatë vitit do t’u përfundojnë mandatet të gjithë gjykatësve duke filluar nga gjykata themelore e deri te gjykata supreme, dhe gjatë gjithë kësaj periudhe të ketë procedurë për revizion për punën e tyre, për gjendjen e pasurisë dhe për rizgjedhjen e tyre.

Sipas tij, vendimet e fundit gjyqësore janë rezultat i një pazari politik gjyqësor.

“Erdhët në pushtet me parullat “Pa drejtësi nuk ka qetësi” ndërsa tani nuk ka as D nga drejtësia”, u shpreh Trajanov.//Zhurnal.mk

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Flamurtari pëson humbjen e parë, Vllaznia dhe Tirana nuk gabojnë

Story i radhës

Barça bën gati 40 milionë për mesfushorin që shkëlqeu në Botëror

Të fundit nga

Gjendja në gjyqësor akoma mbetet e njëjtë!

9 Shkup, 26 nëntor – Gjyqësori si një nga hallkat më të rëndësishme të funksionimit normal të një shteti vazhdon të mbet problem sfidues edhe i kësaj qeveria. Derisa nuk kthehet besimi
ShkoLartë