Flamurtari pëson humbjen e parë, Vllaznia dhe Tirana nuk gabojnë

Kampionati Kombëtar i Futsallit 2022-2023, që organizohet nga FSHF është në javën e katërt të këtij edicioni futbollistik, që po prodhon çdo javë gjithnjë e më shumë emocione dhe garë.

Sa i përket sfidave të kësaj jave të katërt, Flamurtari Futsall ngeci këtë fundjavë në shtëpi, duke pësuar kështu humbjen e parë sezonale, pas katër javësh kampionat. Vlonjatët u mundën nga skuadra e Diamantit me rezultatin 7-4, teksa vijojnë të jenë në krye të renditjes me 9 pikë, po aq sa Vllaznia.

Shkodranët u rikthyen te fitorja këtë fundjavë, pasi mposhtën në transfertë Eagles Land me shifrat 7-4, teksa janë në kuotë të barabartë pikësh me Flamurtarin. Tre pikë shumë të rëndësishme morën edhe bardheblutë e kryeqytetit, që triumfuan me shifrat 8-4 ndaj ekipit të Forcave të Armatosura, e duke u ngjitur kështu në vendin e tretë me 6 pikë, po aq sa kundërshtarët që mundën këtë fundjavë.

Ndërkaq, FC Olimpik 1 Maji është ekipi që ka qëndruar pushim këtë javë sipas kalendarit të përcaktuar në fillim të sezonit.

Kampionati Kombëtar i Futsallit

Java e katërt

Flamurtari 4-7 Diamant Futsal

Eagles Land 4–7 Vllaznia

Tirana Futsal 8–4 Forcat e Armatosura

FC Olimpik 1 maji pushim

Renditja aktuale

Flamurtari FC 9 pikë

Vllaznia 9 pikë

Tirana Futsall 6 pikë

Diamant Futsall 6 pikë

Forcat e Armatosura 6 pikë

FC Olimpik 1 Maji 0 pikë

Eagles Land 0 pikë

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​SHBA dhe Koreja e Jugut kryen stërvitje ushtarake

Story i radhës

Trajanov: T’u përfundohet mandati të gjithë gjykatësve dhe të bëhet revizion për punën e tyre!

Të fundit nga