Një avion privat Cessna 150 është rrëzuar në një plazh në Kaliforni duke shkaktuar 2 viktima.
Bëhet fjalë për ish-kryebashkiakun e Santa Monica, Rex Minter dhe pilotin.
Aksidenti ndodhi vonë të enjten pasdite (me orën lokale) në plazhin Santa Monica, ku në atë moment ndodheshin disa vizitorë.
Një zëdhënës i Administratës Federale të Aviacionit (FAA) tha se piloti raportoi për probleme në motro pas ngritjes nga aeroporti Santa Monica. Plazhi Santa Monica është një atraksion turistik, me 9 milionë vizitorë çdo vit.