Feraj i tregon KFOR-it se çfarë misioni është, aludon se ai s’duhet të jap këshilla politike

Disa fjalë për KFOR-in, misionin paqeruajtës të NATO-së në Kosovë që dje kërkoi dialog për zgjidhjen e krizës në veri i ka thënë edhe “i famshmi” i partisë në pushtet për qëndrime kontradiktore, Hysamedin Feraj.

Ky, në një postim në Facebook, ka mbajtur “ligjërata” mbi atë se çfarë misioni është KFOR-i, dhe se si nuk i takon që të njëjtit të jap këshilla politike, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, KFOR është duke rekomanduar dialog me grupe kriminale që “marrin peng” dhe rrezikojnë jetën normale të qytetarëve.

Postimi i plotë i tij:

KFOR-i është mision ushtarak.

Këshilla e tij politike për dialog të qeverisë me grupet kriminale, e pakta, është shumë e pazakontë.

Zakonisht politika nuk i rekomandon hapur qeverive të dialogojnë me grupe kriminale që marrin peng dhe rrezikojnë jetën normale të qytetarëve. Për më tepër, të grupit të qytetarëve që, në vendin ku qeveriset, gëzon privilegje të pashembull në botë.

Story i mëparshëm

Krimi i pandëshkuar, përsëritet

Story i radhës

Tragjike/ Rrëzohet avioni, humbin jetën dy persona

Të fundit nga