Tragjike/ Rrëzohet avioni, humbin jetën dy persona

Një avion privat Cessna 150 është rrëzuar në një plazh në Kaliforni duke shkaktuar 2 viktima.

Bëhet fjalë për ish-kryebashkiakun e Santa Monica, Rex Minter dhe pilotin.

Aksidenti ndodhi vonë të enjten pasdite (me orën lokale) në plazhin Santa Monica, ku në atë moment ndodheshin disa vizitorë.

Një zëdhënës i Administratës Federale të Aviacionit (FAA) tha se piloti raportoi për probleme në motro pas ngritjes nga aeroporti Santa Monica. Plazhi Santa Monica është një atraksion turistik, me 9 milionë vizitorë çdo vit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Feraj i tregon KFOR-it se çfarë misioni është, aludon se ai s’duhet të jap këshilla politike

Story i radhës

Këshilla prindërore / 5 shenjat treguese të fëmijëve që gënjejnë

Të fundit nga