tragjedi ne gjilan nje 27 vjecar dhe nje foshnje gjenden pa shenja jete ne nje shtepi 6ae72be99d913

Tragjedi në Gjilan, një 27-vjeçar dhe një foshnjë gjenden pa shenja jete në një shtëpi

November 1, 2026
1 minut lexim

Një ngjarje e rëndë është raportuar mëngjesin e sotëm në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku në një shtëpi janë gjetur dy persona pa shenja jete, një burrë dhe një foshnjë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili bëri të ditur se informacioni është pranuar rreth orës 08:47.

Sipas Hashanit, njësitet përkatëse policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi emergjent mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e të dy personave.

Viktima mashkull ishte i vitlindjes 1999, ndërsa personi tjetër i pajetë ishte foshnjë.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupat e pajetë do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa Policia, në koordinim me Prokurorinë, është duke ndërmarrë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

edi rama ia beson strategjine e medias ish kandidates se vetevendosjes qe vjen nga maqedonia e veriut 6ae72b54006b3
Lajmi i mëparshëm

Edi Rama ia beson strategjinë e medias ish-kandidates së Vetëvendosjes, që vjen nga Maqedonia e Veriut

arrestohet 34 vjecari nga vlora dyshohet per nje seri vjedhjesh ne tirane 6ae72c3c9b945
Lajmi i radhës

Arrestohet 34-vjeçari nga Vlora, dyshohet për një seri vjedhjesh në Tiranë

Të fundit nga

ShkoLartë