trageti zhduket ne detin java nje i vdekur dhe mbi 100 te shpetuar 6aa63a308e79e

Trageti zhduket në Detin Java, një i vdekur dhe mbi 100 të shpëtuar

September 13, 2026
1 minut lexim

Një person ka humbur jetën dhe 102 të tjerë janë shpëtuar pasi një traget pasagjerësh u përfshi nga moti i keq në Detin Java, në Indonezi.

Operacioni i kërkim-shpëtimit u nis pasi autoritetet humbën kontaktin me tragetin Virgo Transport 8, i cili po transportonte 243 persona.

Sipas agjencisë indoneziane të kërkim-shpëtimit, trageti hasi në kushte të vështira atmosferike gjatë udhëtimit.

Kërkimet për pasagjerët e tjerë vijojnë, ndërsa autoritetet po punojnë për të përcaktuar numrin e saktë të personave që ende rezultojnë të zhdukur.

Trageti ishte nisur nga Surabaya dhe po udhëtonte drejt qytetit Banjarmasin, në Kalimantanin Jugor, shkruan BBC.

Kontakti me të u humb rreth orës 02:00 të mëngjesit të së dielës, kur anija ndodhej rreth 150 kilometra në jug të Banjarmasinit.

Në operacion janë angazhuar anije të kërkim-shpëtimit dhe një helikopter.

Gjithashtu, të gjitha anijet që ndodhen në atë pjesë të Detit Java janë njoftuar që të raportojnë nëse hasin persona në det apo ndonjë shenjë tjetër që mund të ndihmojë në kërkimet.

Ky incident vjen vetëm një muaj pasi një tjetër traget në Indonezi u përfshi nga zjarri pranë ishullit Madura, ku humbën jetën pesë persona.

Indonezia, e përbërë nga më shumë se 17 mijë ishuj, mbështetet gjerësisht në transportin detar dhe tragetet janë një nga format kryesore të udhëtimit mes ishujve.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

adriatik dosti shperthen ndaj pdk se uck nuk eshte pdk 6aa6395441a20
Lajmi i mëparshëm

Adriatik Dosti ‘shpërthen’ ndaj PDK-së: UÇK nuk është PDK…

Të fundit nga

ShkoLartë