Opinionisti Adriatik Dosti ka kritikuar ashpër PDK-në dhe disa figura politike, duke theksuar se UÇK-ja nuk është e barabartë me PDK-në dhe se kjo parti nuk duhet të paraqitet si përfaqësuese apo trashëgimtare e saj.
Dosti ka kritikuar edhe drejtues të PDK-së e LDK-së, ndërsa për Gjykatën Speciale në Hagë ka thënë se ajo nuk është krijuar për të dënuar UÇK-në, por për të trajtuar akuzat ndaj individëve.
Në fund, ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës të mos lejojnë që partitë apo figura të caktuara politike të flasin në emër të UÇK-së dhe të Kosovës.
Shkrimi i plotë:
Mbi të gjitha, Kosova e populli i saj ka nevojë shumë që të dinë njëherë e mirë që…
…UÇK nuk është PDK… e kjo e fundit nuk është as përfaqësuese e saj, as trashëgimtare e saj e as pasuese e saj… për një mijë e një arsye.
Në UÇK e me të u rreshtuan burra, trima, të ndershëm e patriotë, ndërsa PDK e sotme është e mbushur me horra, frikacakë, hajdutë që u bënë milionerë duke të vjedhur ty, o populli i Kosovës… gjithnjë duke folur në emër të UÇK-së e komandantëve të saj e duke i bërë qëllimisht pis ato.
UÇK bashkë – çliroi Kosovën e nuk vrau kërkënd pas shpine, aq më pak gjakun e vet.
Hashim Thaçi nuk është kurrsesi e as i afrohet kërkund Heroit Kombëtar Adem Jashari… përkundrazi, e bën pis emrin e tij sa herë që e zë në gojë
Njëjtë Kadri Veseli a Fatmir Limaj me ç.o., pa ia zënë në gojë emrin Bedri Hamzës, kllounit të sotëm në krye të PDK-së
Gania e Timja, gratë e çmendura e shpellare të Kosovës së sotme, turpërojnë çikat e djeshme, heroina të Kosovës, që u rreshtuan në UÇK e dhanë jetën për Kosovë si Xhevë Lladrovci, Ganimete Tërbeshi, Antigona Fazlliu, Yllka Domi etj.
Zahir Pajazitit nuk i afrohet dot kërkund e në asnjë drejtim “trimi budalla” i djeshëm e i sotëm Ramush Haradinaj.
Komandant Tahir Sinanit ia bën pis emrin e trimërinë banditi e cubi që e ka marrë peng sot Drenicën… Sami Lushtaku.
Askush në LDK e sotme e veçmas Lumiri e Vjosa, por edhe Isa e Dulla, për mos me e zënë hiç në gojë filo-serben e karrieristen e sëmurë Hykmete Bajrami, nuk meritojnë të quhen pasuese të partisë e idealeve të Ibrahim Rugovës.
Gjykata Speciale nuk është për të dënuar ato gra trime e burra trima që luftuan për lirinë e atdheut të tyre e aq më pak UÇK-në… sikurse nuk është as për të mbrojtur Thaçin e Veselin që akuzohen se tradhtuan e vranë pas shpine motrat e vëllezërit e tyre në luftë e pas lufte.
Gjykata e Hagës nuk është qebaptore e Drenicës e as e Prizrenit… ok.
Ndaj mos e ngatërro Kekun me Byrekun, o popull
Mos i lejo më të flasin në emrin tënd, oj Kosovë, këlyshët e paguar të Serbisë, spiunët e tradhtarët Baton Haxhiu, Berat Buzhala e lukunitë e hienave që ju shkon nga pas.
Jua tha bukur e publikisht Bill Clinton, ish-presidenti amerikan, vite më parë, aty në shesh e në mes të Prishtinës… ne, amerikanët, bëmë luftën për ju… dhe e fituam…
Tani është radha juaj të luftoni për veten e për paqen, e ta mbroni atë.
Burimi: botasot.info


