trafiku i dendur ne prishtine zogaj do ta instalojme modelin parko dhe udheto pastaj ne qender 6207f21653e0f

Trafiku i dendur në Prishtinë, Zogaj: Do ta instalojmë modelin “Parko dhe udhëto pastaj në qendër”

February 12, 2022
1 minut lexim

Trafiku i dendur vazhdon të jetë ndër shqetësimet kryesore të qytetarëve të komunës së Prishtinës.

E nënkryetari i kësaj komunë, Alban Zogaj në “Ju flet Prishtina” u shpreh se po punohet intensivisht për përmirësimin e kësaj gjendje.

“Trafiku i dendur është një prej probleme më të mëdha të Prishtinës dhe është deklaruar si i tillë edhe nga qytetarët e Prishtinës. Ky ka qenë edhe njëri prej premtimeve të kryetarit Rama, që do të punojmë intensivisht për përmirësimin e kësaj gjendje. Rreth 200 mijë vetura qarkullojnë në qytet, 180 mijë vetura vijnë nga jashtë Prishtinës”, tha Zogaj.

Tutje, ai tha se do të bëhet instalimi i modelit “Parko dhe udhëto pastaj në qendër”.

“180 mijë vetura vijnë nga jashtë Prishtinës, tentojnë të futen deri në qendër dhe të parkohen aty, në mungesë të tyre parkohen nëpër lagje apo trotuare të Prishtinës, ose diku në hapësira publike, ku nuk e kanë vendin. Nëse ne punojmë në parkingje të cilat janë në periferi, do të instalojmë modelin “Parko dhe udhëto pastaj në qendër”, u shpreh tutje ai.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

holanda ndalon fluturimet per ne ukraine 6207edd9524bc
Story i mëparshëm

Holanda ndalon fluturimet për në Ukrainë

np rruge dhe rrugica sanohen demtimet ne rruge dhe vendosin sinjalizim rrugor 6207f24ec530f
Story i radhës

NP “Rrugë dhe rrugica” sanohen dëmtimet në rrugë dhe vendosin sinjalizim rrugor

Të fundit nga

IPK nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me SHSKUK-në

Inspektorati Policor i Kosovës dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi për Ofrimin e Shërbimeve Shëndetësore dhe Psikologjike për Punonjësit e IPK-së Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës,
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë