Tradita Ortodokse e Faljes/ VMRO-DPMNE: Njerëzore të falim, por nuk harrojmë!

TRADITA ORTODOKSE E FALJES

Krahas Krishtlindjeve dhe Pashkëve, në kalendarin e festave të rëndësishme fetare të të krishterëve ortodoks është edhe Falja.

Asnjëherë nuk e kam të vështirë të kërkoj falje për gjërat që kanë mundur të jenë ndryshe dhe më të mira – thotë Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke e cilësuar faljen si një atribut për t`i mposhtur dobësitë njerëzore.

“Njerëzore është të kërkohet falja. Por, për ata që vazhdimisht gabojnë, me vetëdije dhe me vite përfitojnë lumturinë individuale mbi atë kolektive, duke shkelur ligjet, Kushtetutën, keqpërdorin pushtetin, duhet ta dijnë se do të ketë përgjegjësi”, ths Mickoski

Më I ashpër në këtë drejtim ka qenë deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçki.

Përmes një Postimi në Facebook ai ka kërkuar falje nëse ka gabuar, por, sic thotë, nuk ka falje për ata që kanë shitur dhe plaçkitur Maqedoninë.

Falja paraqet simbol të kalimit nga dimri në pranverë dhe lidhet me kërkimin e faljes. Më të rinjtë kërkojnë falje nga më të rriturit nëse kanë gabuar gjatë vitit.

Kjo ditë për krishterët ortodoks shfrytëzohet për falje të ndërsjelltë dhe pastrimin e mëkateve, para nisjes së agjërimit të Pashkëve. /tvklan.mk/

Story i mëparshëm

LSDM akuza DPMNE-së për nepotizëm në Ohër, shpalosin skemë të punësimeve që lidhen me kryetarin e komunës

Story i radhës

LSDM-ja akuzon kreun e komunës së Ohrit për nepotizëm

Të fundit nga