LSDM akuza DPMNE-së për nepotizëm në Ohër, shpalosin skemë të punësimeve që lidhen me kryetarin e komunës

LSDM publikoi informacione, për të cilat thonë se janë skandal nepotizmi në komunën e Ohrit – një skemë e tërë të ndërthurur e VMRO-DPMNE-së dhe kryetarit Kiril Pecakov.

“Kryetari i komunës nga DPMNE, i afërt me Hristijan Mickoski, ka mbledhur në Ohër të afërmit, miqtë, familjarët dhe drejtuesit e afërt të DPMNE-së. Të fillojmë me radhë. Kjo është skema e nepotizmit Pecakov dhe DPMNE në Ohër. Shikoni këtë skemë të nepotizmit të DPMNE-së dhe Pecakovit në Ohër. Asgjë nuk ka ndryshuar në DPMNE, kemi parë edhe në Shkup, karakteristikë e tyre është nepotizmi, punësimi partiak dhe familjar në kurrizin e qytetarëve. Vota për DPMNE është votë për kthim prapa, që nënkupton strehimin e kuadrove partiake, të afërmve dhe miqve të të zgjedhurve të kësaj partie”, tha Bogdanka Kuzeska, zëdhënëese e LSDM-së.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

”Bashkohen shkollat shqipe në Zvicër’, marrëveshja firmoset në prani të tre ambasadorëve shqiptarë

Story i radhës

Tradita Ortodokse e Faljes/ VMRO-DPMNE: Njerëzore të falim, por nuk harrojmë!

Të fundit nga