Spiropali uron besimtarët për Pashkët: Më pak mllef e më shumë begati!

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët.

Në një reagim në rrjetet sociale, Spiropali shkruan se për çdo vuajtje ka një lehtësim, për çdo padrejtësi ka një shpërblim, për çdo ego të sëmurë ka një çmim.

Ajo ka uruar për shqiptarët më pak mllef, mosmarrëveshje, hidhërim, makutëri, urrejtje, dhe sa më shumë mirëkuptim, mbrothësi, punë dhe begati.

Postimi i plotë:

Krishti u ngjall!

Nga e premtja e zezë e sakrificës në të dielën e madhe të Pashkës, me ngjalljen e Tij, zgjohet shpresa e të vuajturve, të shtypurve, të vetmuarve, të sëmurëve, të izoluarve, ngushëllimi i të gjithëve që vjen nga besimi se drita e mposht errësirën, dashuria e mposht urrejtjen dhe e mira e mposht të ligën.

Për çdo vuajtje ka një lehtësim, për çdo padrejtësi ka një shpërblim, për çdo ego të sëmurë ka një çmim.

Në këtë Vigjilje të Pashkës Ortodokse, për njerëzit e vendit tonë të jashtëzakonshëm, uroj sa më pak mllef, mosmarrëveshje, hidhërim, makutëri, urrejtje, dhe sa më shumë mirëkuptim, mbrothësi, punë dhe begati.

Ta duam më shumë njëri-tjetrin dhe ta trajtojmë me më shumë përkujdesje tokën tonë të përbashkët.

Gëzuar, Pashkë të bekuara!

Story i mëparshëm

VIDEO/ Shkëndija e “fshiu” Shkupin nga titulli, Struga mbetet në garë

Story i radhës

3 arsyet pse flokët kaçurela dinë si ti çmendin meshkujt

Të fundit nga