torturat ndaj aktivisteve ne flotije franca i ndalon hyrjen ministrit te izraelit 6a11c7e67cd8b

Torturat ndaj aktivistëve në flotije, Franca i ndalon hyrjen ministrit të Izraelit

May 23, 2026
1 minut lexim

Franca i ka ndaluar hyrjen Ministrit të Sigurisë Kombëtare të Izraelit, Itamar Ben-Gvir, pas “veprimeve të tij të papranueshme” ndaj aktivistëve të flotës së Gazës.



Ministri i Jashtëm Jean-Noel Barrot tha se “ne nuk mund të tolerojmë që shtetasit francezë të kërcënohen, frikësohen ose brutalizohen në këtë mënyrë, veçanërisht nga një zyrtar publik.”

Ai tha se kjo vjen pas një “liste të gjatë deklaratash dhe veprimesh tronditëse, nxitjesh për urrejtje dhe dhunë kundër palestinezëve”.

Aktivistët kundër gjenocidit në Palestinë, të liruar nga paraburgimi pasi Izraeli sekuestroi një flotilje ndihmash të nisur drejt Gazës, thonë se janë torturuar, sulmuar seksualisht dhe u janë mohuar të drejtat bazë ligjore.

Organizatorët e Flotiljes Globale “Sumud” thanë se disa aktivistë u shtruan në spital pas lirimit të tyre, ndërsa të paktën 15 persona raportuan sulme seksuale, përfshirë përdhunime.

Forcat izraelite rrëmbyen të paktën 430 persona nga 50 anije në ujërat ndërkombëtare të martën, ndërsa bllokuan flotijën në mënyrë që të mos dërgonte ndihma në Gaza.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

FB IMG 1779549580447
Lajmi i mëparshëm

Avokati nga Kumanova: Flamurin na e ka ndaluar Ali Ahmeti me ligj

ne maqedonine e veriut u mbajt tubim ne mbeshtetje te presidentit serb aleksandar vuciq 6a11d21119cfd
Lajmi i radhës

Në Maqedoninë e Veriut u mbajt tubim në mbështetje të presidentit serb Aleksandar Vuçiq

Të fundit nga

Kushti që po bllokon marrëveshjen Iran-SHBA

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, ka deklaruar se çdo kërkesë që Teherani të dorëzojë Shteteve të Bashkuara uraniumin e tij të pasuruar në nivel të lartë është “e
ShkoLartë