ne maqedonine e veriut u mbajt tubim ne mbeshtetje te presidentit serb aleksandar vuciq 6a11d21119cfd

Në Maqedoninë e Veriut u mbajt tubim në mbështetje të presidentit serb Aleksandar Vuçiq

May 23, 2026
1 minut lexim
Protesta ne Kumanove ne mbeshtetje te Aleksandar Vuciqit. Foto nga 360stepeni

Tubimi, i cili filloi sot në mesditë, u organizua nga shoqata “Paqe, Unitet dhe Stabilitet”. Disa qindra qytetarë që mbanin pankarta ku shkruhej se Kumanova dhe Shkupi janë me Vuçiqin, me flamuj serb dhe maqedonas që valëviteshin, me muzikë popullore serbe në sfond, dolën në një tubim në Kumanovë këtë pasdite për të shprehur mbështetje për Presidentin e Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, raporton 360grad, përcjell Portalb.mk.

Organizatorja e tubimit është shoqata “Paqe, Unitet, Stabilitet”, duke dhënë mesazhin kryesor se nuk duhet të flitet për punë nacionaliste, por se si shoqatë, ata duan të përhapin dashuri, jo urrejtje.

Kur u pyet nga një gazetar nëse një ftesë i ishte dërguar edhe Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Sistemit Politik, Ivan Stoilkoviç përfaqësuesja e shoqatës Milena Veliçkoviç tha se nuk kishte informacion nëse kjo ishte e vërtetë.

Sot, në Serbinë fqinje, grupi joformal “Studentët në Bllokim” organizoi një tubim të madh në sheshin Slavija të Beogradit, ku akademikë, aktivistë dhe qytetarë të shumtë nga të gjitha anët e Serbisë kanë njoftuar praninë e tyre. Protesta qendrore është planifikuar për periudhën nga ora 18:00 deri në 20:00, por do të paraprihet nga tubime masive në katër vende kyçe në kryeqytet, nga ku kolonat e protestuesve do të drejtohen për në Sllavija.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

torturat ndaj aktivisteve ne flotije franca i ndalon hyrjen ministrit te izraelit 6a11c7e67cd8b
Lajmi i mëparshëm

Torturat ndaj aktivistëve në flotije, Franca i ndalon hyrjen ministrit të Izraelit

FB IMG 1779555237374
Lajmi i radhës

Mexhiti: Çairi nikoqir i Panairit të Librit Shqip “Shkup 2026”

Të fundit nga

ShkoLartë