durmishi nga bogovina mbeshtetje direkte per bizneset dhe investimet prodhuese 6a11b5ee318ed

Durmishi nga Bogovina: Mbështetje direkte për bizneset dhe investimet prodhuese

May 23, 2026
1 minut lexim
705607419 1638347237728642 6104576045330969007 n

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka zhvilluar një vizitë në komunën e Bogovina, ku së bashku me kryetarin e komunës, Feti Abazi, kanë takuar përfaqësues të kompanive prodhuese lokale.

Gjatë vizitës, Durmishi theksoi rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë me bizneset, duke nënvizuar se institucionet duhet të jenë të pranishme në terren për të kuptuar sfidat reale të sektorit privat.

“I dëgjova sfidat dhe pritshmëritë e bizneseve dhe i njoftova për thirrjen e hapur të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës për përkrahjen e kompanive nëpërmjet ndihmës direkte të parashikuar me Ligjin për Mbështetjen e Investimeve”, deklaroi Durmishi.

Ai bëri të ditur se përmes këtij ligji synohet të nxitet zhvillimi ekonomik përmes mbështetjes konkrete për investimet në prodhim dhe punësim.

“Me këtë ligj, mbështesim financiarisht kompanitë që investojnë në rritjen e prodhimit, zgjerimin e kapaciteteve dhe rritjen e punësimit, duke ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe uljen e papunësisë”, u shpreh ministri.

Durmishi theksoi se institucionet do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë biznesit dhe të punojnë në partneritet për përmirësimin e klimës ekonomike në vend.

“Do të vazhdojmë të jemi afër bizneseve dhe të punojmë bashkë për një ekonomi më të fuqishme dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët e vendit”, përfundoi ai.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

rikonstriumi i qeverise durmishi do te behet analize e punes te funksionareve aty ku do te kete nevoje do te kete ndryshime 6a11b4a27df00
Lajmi i mëparshëm

Rikonstriumi i Qeverisë, Durmishi: Do të bëhet analizë e punës të funksionarëve, aty ku do të ketë nevojë do të ketë ndryshime

torturat ndaj aktivisteve ne flotije franca i ndalon hyrjen ministrit te izraelit 6a11c7e67cd8b
Lajmi i radhës

Torturat ndaj aktivistëve në flotije, Franca i ndalon hyrjen ministrit të Izraelit

Të fundit nga

ShkoLartë