Tjetër tragjedi në ujërat e Jonit/ Mbytet një pushues në plazhin e Borshit, dyshimet e para!

1 minut lexim

Një pushues është mbytur pasditen e sotme në plazhin e Borshit, ndërsa paraprakisht dyshohet  se shkak është bërë një sulm në zemër, teksa i ndjeri notonte në ujërat e Jonit.

Sipas Policisë, mësohet se viktima është shtetasi S.M., 66 vjeç, ndërsa njofton se kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Himarë/Informacion paraprak. Sot, rreth orës 17:33, shtetasit S. M., rreth 66 vjeç, duke notuar në plazhin e Borshit, dyshohet se i ka rënë infarkt dhe për pasojë është mbytur në ujë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gjilani largon tetë futbollistë 

Story i radhës

S’ka rritje lineare të rrogave, LSM vazhdon protestën

Të fundit nga