Tite: Vallëzimi pjesë e kulturës tonë

Nesër nisin ndeshjet çerekfinale të Kupës së Botës “Katar 2022”, ku Brazili do të luajë ndaj Kroacisë. Trajneri Tite, u shpreh se në këtë ndeshje nuk do të luajë Alex Sandro. “Të shohim edhe stërvitjen e fundit, por me shumë gjasa nuk do të luajë, pasi nuk është ende në formë. Gjithsesi, do të jetë në vëzhgim”, tha Tite.

Më tej, trajneri i Brazilit ka hedhur poshtë akuzat për mënyrën e festimit të skuadrës së tij pas golave të realizuar. Madje edhe vetë trajneri u përfshi në vallëzime, pas fitores ndaj Koresë së Jugut. “Kush na sulmon për këto festime nuk e njeh kulturën e Brazilit, mënyrën e të qënurit brazilian. Kjo është pjesë e edukimit të të rinjve”, tha Tite.

“Historia ime thotë se kam qenë gjithnjë i respektueshëm me të gjithë.

E bëra atë vallëzim me Richarlison për të treguar lidhjen me brezin e ri.

Jam 61 vjeç dhe të gjithë ata që janë në kombëtare mund të jenë nipërit e mi. Nëse do të më duhet të kërcej sërish do ta bëj. Shpersoj që mos më zërë ngërçi”, tha Tite.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kush është “Tregtari i Vdekjes” që e shkëmbeu Amerika me Rusinë për yllin e basketbollit?

Story i radhës

Kovaçevski nga samiti i liderëve në Vjenë: Solidariteti dhe drejtësia janë përgjigjet më të mira për krizën

Të fundit nga