Gjyqtari anglez, Stuart Atuell, do të menaxhojë ndeshjen e kthimit mes skuadrës shqiptare të Tiranës dhe Beshiktashit të enjten, më 3 gusht, në raundin e dytë kualifikues të UEFA Conference League.
Sipas informacioneve në faqen e UEFA-s, Constantine Hatzidakis dhe Neil Davies do të jenë asistentët e Atuell në ndeshjen që do të fillojë në orën 20:00 në “Elbasan Arena”.
Arbitri i katërt i ndeshjes do të jetë Xhon Bruks. Atuell është një nga gjyqtarët më kontroversë të Anglisë, pasi polemizohet në shumë ndeshje që ka gjykuar.
Të kërkosh emrin e tij në “Google”, gafat e arbitrit anglez janë seri. Atuell ka gjykuar para 2 sezonesh Laçin në transfertë, aty ku skuadra kurbinase u mund në Belgjikë nga Anderlehti.