tigri prej letre qe ulerin ne erresire behgjet pacolli i pergjigjet ahmetajt 6961929dea00e

“Tigri prej letre që ulërin në errësirë”, Behgjet Pacolli i përgjigjet Ahmetajt?!

January 10, 2026
min lexim

Biznesmeni Behgjet Pacolli në një postim të bërë së fundmi në rrjete sociale, shprehet kundër çdo deklarate negative të bërë lidhur me projektin e ndërtimit të Aeroportit të Vlorës. Referuar nisjes së këtij shkrimi “tigri prej letre” duket se Pacolli i përgjigjet ish-zv/kryeministrit të Shqipërisë Arben Ametaj.

Ahmetaj në një intervsitë, tha se konçesioni për Aeroportin e Vlorës, është ndarë si një pazar në zyrat e qeverisë dhe se është një aferë e pastër korruptive. Ndër të tjera ai tha se në kohën kur ky projekt i është prezantuar, e ka kundërshtuar.

Ndërkohë Pacolli shkruan se çdo pretendim për për ligjshmërinë e ndërtimit apo koncesionit për Aeroportin e Vlorës i është lënë në dorë drejtësisë, për të cilën ai shprehet besimplotë. Pacolli përfundon shkrimin e tij duke thënë se asgjë nga ato që janë thënë, nuk e ndalun ndërtimine VIA-s.

Postim i plotë:

“Tigri prej Letre”

Deri kur do t’i qëndrojë drejtësisë ky tigër prej letre?

Një krijesë që ulërin fort në errësirë, por që shpërbëhet sapo përballet me dritën.

Unë jam nga ata që ende besojnë në sinqeritet, korrektësi, fakte dhe në një parim të thjeshtë, por të rrezikshëm për shumëkënd:

përfitimi vjen vetëm nga puna, mundi dhe djersa.

Jam i bindur se drejtësia ndonjëherë vonon, por kur vjen, nuk troket – godet si rrufe.

Unë dhe vëllezërit e mi jemi në një mendje:

këtë çështje ia lëmë drejtësisë, sepse ne besojmë në DREJTËSI, jo në hijet që sillen rreth saj.

Besojmë se të gjitha mekanizmat primitive –frikësimet, kërcënimet, tentativat për ndikim, pazaret nën tavolinë, falsifikimet dhe shfaqjet teatrale të “ligjshmërisë” janë të përkohshme.

Ato mund të mbajnë pushtet për pak kohë, por nuk mbajnë të vërtetën.

Një ditë do të treten, ashtu siç treten të gjitha gënjeshtrat,

dhe do t’i hapin rrugë asaj që s’ndalet dot: Drejtësisë së vërtetë.

Sepse tigri prej letre mund të trembë përkohësisht,

por përballë ligjit dhe së vërtetës,

digjet pa lënë as hi.

Aeroporti i Vlorës po bëhet, pavarësisht përpjekjeve të ulëta të spekullantëve, mashtruesve dhe atyre që shesin dinjitetin për pak para, duke tentuar të përdorin madje edhe institucionet si mburojë të interesave të tyre të ndyra.

E keqja mund të zhurmojë, por nuk ndalon dot të vërtetën, ligjin dhe zhvillimin”, shkruan Pacolli.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nasa urdheron evakuimin mjekesor te astronauteve nga iss per here te pare ne histori 6961926e82ab7
Lajmi i mëparshëm

NASA urdhëron evakuimin mjekësor të astronautëve nga ISS për herë të parë në histori

21 vjecari perballe gjyqit per detyrimin e adoleshenteve te demtojne veten online 696192b413ffb
Lajmi i radhës

21-vjeçari përballë gjyqit për detyrimin e adoleshentëve të dëmtojnë veten online

Të fundit nga

ShkoLartë