Tifozët e Realit dalin para makinës së Gareth Bales

1 minut lexim

Real Madridi po luan shumë mirë këtë sezon nën drejtimin e Carlo Ancelottit, por në mesin e lojtarëve që meritojnë urime për paraqitjet e tyre nuk është Gareth Bale.

Uellsiani po pret largimin e tij në fund të sezonit pasi i skadon kontrata dhe tifozët duket se e presin me padurim këtë moment.

Bale ka qenë prej kohësh në “shënjestrën” e tifozëve të Realit. Sipas tyre, ai është po përfiton prej  klubit dhe gazetarët në Spanjë e quajnë “parazit”.

Tifozët e Real Madridit treguan se mezi presin largimin e Bale para stërvitjes së skuadrës. U dëgjuan britma teksa Bale po vinte në klub: “Të kanë mbetur edhe tre muaj”, thërrisnin tifozët e Realit të Madridit të mbledhur para qendrës stërvitore.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ka 4 lloje të inteligjencës, ja si t’i përdorni ato për të marrë vendime më të mira

Story i radhës

Formacionet zyrtare, Kukësi – Egnatia

Të fundit nga