Formacionet zyrtare, Kukësi – Egnatia

Kukësi pret në Kamëz, Egnatian, me verilindorët të cilët do të kërkojnë të rikthehen te tre pikët pas dy barazimeve radhazi ndërsa synojnë të mbërrijnë vendin e dytë.

Trajneri Diego Longo ka përzgjedhur edhe formacionin titullar, me portierin Çollari që luan ndeshjen e dytë radhazi, ndërsa nga minuta e parë e nis edhe Bahtiri, i cili ka marrë rolin e një sulmuesi “fals”, të paktën ajo që reflektohet në letër.

Nga ana tjetër, Egnatia është në një moment të mirë pas dy fitoreve radhazi, mirëpo ende nuk ka asgjë të sigurt sa i takon mbijetesës ndaj pikët janë të mirëpritura në kampin rrogozhinas. Ndërkaq, tekniku Zekirija Ramadani është pa portierin Bruno Puja teksa në vendin e tij luan Hasanbelli.

Formacionet zyrtare:

Kukësi (4-3-3): Çollari, Gligorov, Lulaj, Pëllumbi, Ndreca, Gj.Taipi, De Lucas, Sh.Taipi, Basa, Bahtiri, Musta
Trajneri: Diego Longo

Egnatia (4-2-3-1): Hasanbelli, Ymeralilaj, Krasniqi, Krivanjeva, Allmuça, Duranski, Michael, Lila, Ademi, Jackson, Pedro Augusto
Trajner: Zekirija Ramadani.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tifozët e Realit dalin para makinës së Gareth Bales

Story i radhës

Paraburgim për tetovarin që vrau nënën e tij

Të fundit nga