Threads dhe Instagram ndryshojnë qëndrim ndaj përmbajtjeve politike

January 9, 2025
1 minut lexim

Meta do të vijojë me ndryshimin e politikave të saj të moderimit dhe përmbajtjeve. Shefi i Instagram Adam Mosseri postoi ditën e sotme duke thënë se Instagram dhe Threads do të përfshijnë përmbajtje politike në rekomandimet e tyre.

Është një kthesë e madhe e politikës së rrjeteve social pasi dy platformat vitin e kaluar i bën përmbajtjet politike opsionale. Tani Mosseri tha se do të ketë tre nivele përmbajtjeje politike që përdoruesit e Instagram dhe Threads mund të zgjedhin: më pak, standarde dhe më shumë.

Ky lajm vjen pas një serie ndryshimesh që Meta bëri të cilat duket se shkojnë në mbështetje të presidentit të zgjedhur Donald Trump. CEO Mark Zuckerberg tha se kompania do të eliminonte verifikuesit e fakteve të palëve të treta në favor të Community Notes për Facebook, Instagram dhe Threads. Ky model është aplikuar fillimisht nga rrjeti social X.

/PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gërvalla uron Kapetanoviqin për detyrën e re

Story i radhës

Mexhiti në Tetovë takon Kasamin: 332 milionë denarë investime për Tetovën

Të fundit nga

​I jepet lamtumira e fundit presidentit Carter

Ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter është nderuar të enjten me një ceremoni madhështore funerale në Katedralën Kombëtare të Uashingtonit. Në ceremoninë e cila u mbajt para se ai të varroset në qytetin e

Tetova i gëzohet

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, e ka cilësuar ndeshjen e parë të vitit 2025 ndaj Laçit si të komplikuar përballë një skuadre të vështirë. Por tekniku i kampionëve në fuqi të Superiores
ShkoLartë