Thjeshtimi i procedurave, bankat kërkojnë akses në të dhënat personale

min lexim

Teksa qeveria po kërkon me ngulm digjitalizimin e shërbimeve publike edhe në banka, sistemi bankar kërkon që të ketë akses në të dhënat personale të klientëve, nëpërmjet portalit e-Albania.

Aktualisht një qytetar që kërkon të marrë një kredi, banka kërkon një sërë dokumentesh nga klienti. Spiro Brumbulli nga shoqata e bankave, tha në E-ZONE se këto dokumente mund t’i gjenerojë vetë banka me leje të klientit.

Ne kemi kërkuar që të kemi akses në këto të dhëna në mënyrë që të bëjmë analizën e riskut të klientit. Nuk ka pse klienti të vijë dhe të dorëzojë një sërë dokumentash, kur ato ne mund ti marrin nga portali qeveritar me konsensus të klientit. Nëse qytetari nuk e jep këtë konsensus atëherë ai duhet i sjellë fizikisht këto dokumenta në bankë.” – shprehet Brumbulli.

Aktualisht grupi i punës ngritur për këtë qëllim mes qeverisë, bankës qendrore dhe sistemit bankar është duke diskutuar këtë kërkesë, që për momentin nuk është dhënë si miratim.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bayern nuk përmbahet

Story i radhës

“Flamujt e Rusisë nuk i kanë hije Shkupit”, Ahmeti komentoi protestën e VMRO-DPMNE-së

Të fundit nga