Irlandezi, Conor McGregor do të rikthehet, pasi theu këmbën vitin e kaluar.
McGregor është afër rikthimit, pasi theu këmbën në duel me Dustin Poirier, vitin e kaluar.
Ylli irlandez i është kthyer stërvitjeve të boksit për herë të parë, pas lëndimit të frikshëm që pësoi në humbjen e dytë radhazi ndaj Dustin.
“Sapo u ktheva më mirë se kurrë më parë. Ju kurrë nuk mund të mposhtni irlandezët”, tha McGregor, për ‘Mirror.
Boksieri është duke u përballur me një sfidë mjaftë të vështirë, pasi ka qenë jashtë nëntë muaj dhe ka shtuar në peshë.