Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi në një intervistë televizive tha se partia e tij në këto zgjedhje ka arritur sukses të pritshëm.
”Partia Demokratike Shqiptare kishte rezultat fantastik në këto zgjedhje për këshillin e komunës, dhe tani pres një kthesë të fuqishme në skenën politike të PDSH-së”, deklaroi Thaçi në televizionin KlanM.
Në pyetjen se a do të dorëhiqet Menduh Thaçi si Ziadin Sela?
Kreu i PDSH-së tha se ai nuk do të tërhiqet pasiqë ka rezultat pozitiv dhe dita ditës partia e tij po ngrihet.
Menduh Thaçi komentoi poashtu edhe dorëheqjen e Ziadin Selës nga partia Aleanca për Shqiptarët.
”Me veprimin e fundit në Tetovë, ASH u zbulua se ata veprojnë për të tjerët, Ziadin Sela ishte më i rrezikshmi nga gjithë dhe populli e kuptoi, argat i shkatërrimit të indit politik të shqiptarëve”, deklaroi Menduh Thaçi.