Thaçi nuk deklarohet për akuzat e reja, përmend edhe zgjedhjet

December 8, 2024
1 minut lexim

Ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka dalë para Gjykatës lidhur me aktakuzën e re që është konfirmuar ndaj tij për pengim të drejtësisë.

Ai ka thënë se shoqëria kosovare, ai dhe familja e tij presin drejtësinë.

Thaçi ka shtuar se para dy ditësh është njoftuar për aktakuzën e re.

Ish drejtuesi politik i UÇK’së tha se Kosova është në prag të zgjedhjeve të përgjithshme por shtoi se ai nuk paraqet “rrezik politik” për askënd.

“Me siguri ju e dini që unë tash e katër vite përballem me një proces tjetër gjyqësor dhe kemi dëgjuar vlerësime keqinterpretuese të historisë politike dhe kombëtare për lirinë e shtetit dhe pavarësinë e Kosovës më së paku nga viti 1980 deri më sot. Pra është një proces voluminoz. E di se shoqëria kosovare, familja ime dhe unë presim me padurim fundin e këtij procesi, e presim drejtësinë për çka edhe besojmë në drejtësi. Krejt papritmas para dy ditësh u njoftova për akuzën e re nga ZPS. E di se Kosova është në prag të zgjedhjeve të përgjithshme elektorale, por unë nuk jam pjesë e garës elektorale, nuk paraqes rrezik politik për askënd, prandaj kërkoj edhe sot, unë besoj dhe respektoj Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, kërkoj edhe sot nga të gjithë në këtë sallë që të respektohen Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës, sepse Dhomat e Specializuara janë produkt i institucioneve të Republikës së Kosovës.”

Thaçi nuk u deklarua mbi akuzat e reja.

“Për shkak të angazhimeve tjera, unë nuk kam pasur mundësi që ta diskutojë në thelb dokumentin e konfirmuar nga ana juaj, prandaj do të deklarohem në kohë brenda afatit të rregullt kushtetues dhe ligjor”. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gjesti i Drilonit që acaroi Sarën – çfarë ndodhi?

Story i radhës

Dita e Rinisë/ Presidenti Begaj: Studentët progresistë ndryshuan rrjedhën e historisë së Shqipërisë

Të fundit nga

Modeli o3 i OpenAI vjen vitin e ardhshëm

Pas pothuajse dy javë lançime e njoftime, OpenAI mbylli serinë e transmetimeve live 12-ditore duke dhënë një paraqite paraprake të modelit të ardhshëm. Modeli i ri o3 nuk është ende i disponueshëm
ShkoLartë