Thaçi një hap para hyrjes në Qeveri? Mexhiti paralajmëron lëkundje të mëdha në FE, nga koalicioni mohojnë

min lexim

Nëse përfundimisht kreu i PDSH-së Menduh Thaçi është larguar nga Fronti Europian, zgjidhjet që i mbeten janë që t’i bashkohet shumicës parlamentare ose të veprojë si i pavarur me koalicionin qeveritar. Edhe pse u paralajmërua, Thaçi ende nuk ka dalë që zyrtarisht të tregojë arsyet për largimin nga FE por edhe për hapat e tij të mëtutjeshëm. Zv/kryeministri Izet Mexhiti i pyetur nëse tashmë ka biseduar me Thaçin për kalimin e tij në koalicionin qeveritar, tha se ai personalisht nuk ka biseduar, por paralajmëroi se në FE do të ketë lëkundje edhe më të mëdha.

“Ata janë bashkë si FE jo për shkak të vlerave europiane ose ideologjisë, por me çdo kusht, pra qëllimi i tyre i vetëm është që të jenë në pushtet me çdo kusht. Në momentin kur nuk janë në pushtet, nuk i bashkon asgjë. Pra, në momentin kur nuk janë në pushtet, ngadalë por në mënyrë të sigurt, nuk destabilizohet as qeveria e as shteti, por destabilizohet FE. Ky është vetëm fillimi i fundit të tyre. Unë mendoj se do të ketë situata dhe destabilizim më të madh brenda FE”, tha Izet Mexhiti.

Edhe pas mbarimit të zgjedhjeve Mexhiti paralajmëroi se të paktën 3-4 deputetë do të kalojnë në anën e shumicës parlamentare. Por nga FE thonë se koalicioni është i qëndrueshëm dhe se si grup i deputetëve funksionojnë me përbërjen e plotë. Prej atje thonë se nga Thaçi nuk kanë asnjë lajmërim për largimin e tij nga fronti.

“Fronti Europian funksionon me përbërjen e plotë në Kuvend dhe për pyetje eventuale mund t’i drejtoheni z. Menduh Taçit që ai të përgjigjet më qartë. Unë si deputete ju them se grupi parlamentar i FE-së funksionon me përbërjen e plotë për momentin”, deklaroi Rina Ajdari.

Paralajmërimi për largimin e Thaçit nga FE doli pasi ai nuk u paraqit në konferencën që e organizoi ky koalicion ku shprehu kritikat për 100 ditët e para të Qeverisë. Pa Thaçin, FE do të mbetet me 17 deputetë.  

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

“Kujdes – kjo grua do ta hajë të gjallë burrin tuaj” – “Dashnorja” tregon çfarë i bëri gruaja e të dashurit pasi zbuloi lidhjen e tyre

Story i radhës

Pamje të strehimores në Prishtinë, Rama thotë se shpejti Kryeqyteti do të jetë pa qen endacakë në hapësirat publike

Të fundit nga