Teuta kampione e Shqipërisë

min lexim

Teuta është shpallur mbrëmjen e sotme kampione e Shqipërisë në basketboll për meshkuj për sezonin sportiv 2021-2022.

Durrsakët fituan sot 68-53 ndaj Vllaznisë në finalen e katërt play off, luajtur në Shkodër, duke fituar 3-1 me ndeshje. Teuta mbron kështu titullin e fituar vjet, duke u konfirmuar si skuadra më e mirë për të dytin vit me radhë.

Një triumf i merituar i ekipit të Teutës, në një sezon të vështirë, ku dueloi fort me rivalët dhe në fund me meritë ngritën lart trofeun edhe pse në fushën e kundërshtarëve. Ndeshja e sotme ishte me luhatje nga të dyja ekipet, madje edhe e tensionuar në fund, ku nuk munguan episodet e shëmtuara.

Ndeshja nisi më mirë për Vllazninë, që e mbështetur nga tifozët udhëheq 24-16 në periodën e parë, por në të dytën vjen përmbysja e Teutës. 20 minutat e para mbyllen 39-35 për durrsakët, që e administrojnë mirë avantazhin dhe udhëheqin 53-44 pas periodës së tretë.

Edhe në 10-minutëshin e fundit nuk mungojnë emocione, me Vllazninë që përpiqet të ngushtojë shifrat, por gabon. Loja bëhet e tensionuar, por Teuta arrin ta administrojë avantazhin dhe fiton 68-53. Core me 24 pikë ishte shënuesi më i mirë për Teutën, ndërsa te Vllaznia sot mungoi lojtari lider.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Leonora Jakupi shfaqet unike në ‘Dallam’

Story i radhës

A e dini se edhe sytë digjen nga dielli?

Të fundit nga