listimet e produkteve te ebay do te shfaqen ne facebook marketplace 677fb85cdba0b

Listimet e produkteve të eBay do të shfaqen në Facebook Marketplace

January 9, 2025
1 minut lexim

Meta ka vendosur të zgjerojë Facebook Marketplace duke integruar edhe listimet e eBay. Kompania do të fillojë testimet në SHBA, Francë dhe Gjermani ku përdoruesit e Facebook Martketplace do të mund të shfletojnë listimet e produkteve në eBay.

Shitësit në eBay mund të vazhdojnë listimin e produkteve të tyre normalisht pa asnjë ndryshim dhe ato do të shfaqen edhe tek partnerët, përfshirë këtu Facebook Marketplace, bazuar në interesat, trendët e blerjes dhe cilësinë e listemeve.

eBay do të vijojë të menaxhojë transaksionet. Vendimi i Meta vjen pasi Bashkimi Europian e gjobiti me 787.12 milionë euro në Nëntor të vitit të kaluar.

Komisioni Europian thotë se Meta ka shkelur ligjet e konkurrencës dhe vendosur kushte të pafavorshme shitblerje. Por vendimi i Meta për të shfaqur listimet e eBay është një vendim shumë larg asaj që mund të quhet reflektim.

Kompania thotë se nuk është dakord me vendimin e Komisionit Europian lidhur me Marketplace ndërsa vijon apelimin e gjobës. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

tahiri qeveria kurti e ka marre rrugen e shkuarjes spo i pret as zgjedhjet 677fb58fe3e8b
Story i mëparshëm

Tahiri: Qeveria Kurti e ka marrë rrugën e shkuarjes, s’po i pret as zgjedhjet

vlen bdi te reflektoje dhe ta perjashtoje grubin nga partia 677fb8614b6b9
Story i radhës

VLEN: BDI të reflektojë dhe ta përjashtojë Grubin nga partia

Të fundit nga

ShkoLartë