Tetovë, mbi 15 mijë qytetarë të papunë

February 1, 2022
1 minut lexim

Drejtori i Agjencisë për Punësim, Bekim Murati, vizitoi Qendrën për punësim në Tetovë. Ai theksoi se si rezultat i punës dhe planit operativ për këtë vit do të ndihmojmë në zbutjen e papunësisë në vend. Murati tha se gjatë vitit 2021 nga masat e Agjencisë për Punësim kanë përfituar mbi 11 mijë persona që përmes formave të ndryshme, vetëpunësimit, subvencionimit të rrogave, kanë kaluar nëpër Agjenci për Punësim dhe ata tani kanë një biznes të suksesshëm apo janë punësuar në kompani të caktuara.

“Konform rezultateve, Agjencia për Punësim me suksese ka realizuar planin operativ në realizim prej 94,6%. Ndër masat më atraktive që kanë qenë për personat e papunë është projekti i vetë punësimit, pastaj subvencionimi i rrogave, si dhe masat tjera të realizuara nga Agjencia për Punësim. Gjatë vitit 2021 personat që kanë fituar nga Agjencia për Punësim janë mbi 11 mije persona dhe ata sot kanë një biznes të suksesshëm, apo janë punësuar në kompani të caktuara.”,- tha drejtori i Agjencisë për Punësim, Bekim Murati.

Ndërkohë, numri i personave që kërkojnë punë në gjithë vendin është 130 mijë persona, kurse vetëm në qytetin e Tetovës janë mbi 15 mijë qytetarë të cilët kërkojnë punë.

“Numri i personave aktivë që kërkojnë punë është diku rreth 130 mijë dhe numri i personave pasivë që paraqiten në çdo 6 muaj është diku 50 mijë persona. Ka edhe magjistra doktor shkencash dhe që janë në Entin për Punësim dhe paraqiten si të papunë. Në qytetin e Tetovës të dhënat e fundit flasin që numri i personave që kërkojnë punë aktivë është 15671 persona dhe kërkues pasivë është 2341persona të profileve të ndryshme.”,- u shpreh Murati.

Nga fillimi i pandemisë, vendin e tyre të punës e kanë humbur mbi 16 mijë qytetarë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Katër shenjat më të vërteta të zodiakut, sipas një astrologu

Story i radhës

HBO Max debuton në 15 vende të reja

Të fundit nga

ShkoLartë