HBO Max debuton në 15 vende të reja

HBO Max do të lançohet në 15 vende të reja të botës nga data 8 Mars 2022 bëri të ditur WarnerMedia.

15 vendet të cilat do të shohin HBO Max janë Bosnje & Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Çekia, Hungaria, Moldavia, Mali i Zi, Holanda, Maqedonia e Veriut, Polonia, Portugalia, Rumania, Serbia, Sllovakia dhe Sllovenia.

Shërbimi drejt fundit të vitit do të ofrohet edhe në 6 vende të tjera Evropiane përfshirë Greqinë dhe Turqinë.

Lançimi global i HBO Max po vazhdon me ritme të larta ndërsa aktualisht ofrohet në 61 vende të botës.

HBO, përfshirë HBO Max, kishte 73.8 milionë abonentë në mbarë botën në fund të 2021. Për herë të parë debutoi në SHBA në Maj të 2020-ës dhe filloi linçimin global Verën e 2021.

Vitet e fundit platforma në pronësi të Disney+ është vënë përballë Netflix, Amazon Prime Video dhe shërbimeve të ngjashme streaming. Netflix dhe Amazon Prime janë globalisht të disponueshme me përjashtim të një numri të vogël vendesh. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tetovë, mbi 15 mijë qytetarë të papunë

Story i radhës

CNN jep alarmin: A i mban Putin të gjitha kartat? Luftën e Dytë të Ftohtë do ta kthejë në një…

Të fundit nga