Sigurimi i ujit të pijshëm për tetovarët ishte prioritet mbi prioritetet e Bilall Kasamit gjatë fushatës elektorale. Ai aso kohe premtoi investim rreth 14 milion euro për regullimin e këtij problem dhe thoshte se ka angazhuar ekspert për këtë problematikë.
“Jemi angazhuar që të përpilojmë edhe një plan të detajuar se si do të zgjidhet çështja e ujit për pije, ku kemi angazhuar ekspert të lëmisë të cilët na kanë informuar për të zgjidhur njëherë e përgjithmonë “Me ka krejt” çështjen e ujit për pije në Tetovë duhet investim në rrjetin e shpërndarjes, që nënkupton një investim prej diku 14 milionë euro nga të cilat 4 milionë e 300 mijë euro për rrjetin primar, diku 8 milion për rrjetin sekondar dhe diku 500 mijë euro për ujëmatësit”, kështu kishte deklaruar Bilall Kasami me 14 tetor 2021.
Ai aso kohe kishte premtuar tetovarëve edhe ujë të pastër por edhe ky premtim rezultoi dështim.
“Menjëherë me marrjen e mandatit në gjashtë mujorin e parë ne si Lëvizje Besa do të sigurojmë gjithë ambientin ku grumbullohet uji i pijshëm për Tetovën dhe tetovarët do të kenë njëherë e përgjithmonë ujë të sigurtë sepse nga ai ujë ne e sigurojmë jetën”, tha Kasami.
Burimi: politiko.mk